Arrestohen dy persona, dyshohen se vodhën xhamitë në fshatrat e Lipjanit - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Arrestohen dy persona, dyshohen se vodhën xhamitë në fshatrat e Lipjanit

    Insajderi
    11 March 2025 - 08:18
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Dy persona janë arrestuar pasi dyshohen se kanë lidhje me disa raste të vjedhjeve të rënda të ndodhura nëpër disa xhami në fshatrat e Lipjanit.

    Sipas policisë, rastet ishin denoncuar përgjatë vitit 2024 dhe 2024, ku dyshohej se të njëjtit kishin vjedhur gjësende të ndryshme e në disa raste kishin dëmtuar dhe asgjësuar edhe pasuri në objektet e xhamive.

    “Që nga deponimi i denoncimeve, policia në vazhdimësi ka ndërmarrë një varg veprimesh hetimore e operative me qëllim të ndriçimin e rrethanave të ngjarjeve si dhe identifikimin e të implikuarve”.

    “Progresi i hetimit të rasteve rezultoi me identifikimin dhe arrestimin e dy të dyshuarve;  J. H, mashkull, 31 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, si dhe, L. K, mashkull, 33 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftimin e policisë.

    Më tej, policia tha se me rekomandimin e prokurorit të shtetit, të arrestuarit janë dërguar në mbajtje për 48 orë, ndërsa ndaj tyre ka nisur hetimi për veprat penale “vjedhje”, “vjedhje e rëndë” si dhe “asgjësim apo dëmtim i pasurisë”.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark