Policia e Kosovës ka arrestuar dy meshkuj shqiptar, shtetas të Serbisë, pasi që në veturën e tyre është gjetur dhe konfiskuar substancë e dyshuar narkotike me peshë prej 6.2 kilogram.
Policia ka konfiskuar si provë materiale edhe nj veturë dhe gjashtë telefona celular, ndërsa persona e arrestuar janë dërguar në mbajtje.
Policia njofton se në 24 orët e fundit janë arrestuar 22 persona, prej të cilëve 20 janë në mbajtje.
Po ashtu, gjatë kësaj kohe janë shënuar edhe 38 aksidente trafiku, por pa fatalitet./Insajderi.com