
Dy persona janë arrestuar nga Policia e Kosovës në orët e para të mëngjesit të së dielës në Kalanë e Prizrenit, nën dyshimin për posedim të substancave narkotike.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 02:45, kur gjatë kontrollit ndaj të dyshuarve, policia ka gjetur dhe konfiskuar disa lloje të substancave të dyshuara narkotike.
Sipas njoftimit të policisë, janë sekuestruar: Një qese najloni me substancë të dyshuar ekstazi, me peshë 0.34 gramë, një cigare e mbushur me marihuanë, me peshë 0.58 gramë dhe një qese najloni me marihuanë, me peshë 3.65 gramë.
“Pas intervistimit, me urdhër të prokurorit, të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt,” thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.