Policia ka njoftuar se dy persona janë arrestuar në Obiliq pasi dyshohet se kanë sulmuar seksualisht një të mitur.
Të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.
“Obiliq 26.12.2024 – 17:00. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë, pasi që dyshohet se kanë sulmuar seksualisht viktimën femër kosovare- e mitur. Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, njoftoj policia në raportin 24 orësh.