Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona nën dyshimin se e kanë sulmuar fizikisht një burrë.
Viktima është dërguar për trajtim mjekësor, ndërsa të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.
“LËNDIM I RËNDË TRUPOR- Sheshi Ahmet Shtimja, Shtime 14.08.2024, 22:15. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë pasi që të njëjtit pas një mosmarrëveshje kishin sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar. Viktima është dërguar për tretman mjekësor në QKUK- Prishtinë, ndërsa të dyshuarit pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.”