Arrestohen dy persona në Skenderaj, iu gjendet AK-47 e armë të tjera pa leje   - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Arrestohen dy persona në Skenderaj, iu gjendet AK-47 e armë të tjera pa leje  

    Insajderi
    21 August 2025 - 08:55
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona të dyshuar për armëmbajtje pa leje në fshatin Vajnik të Skenderajt.

    Sipas raportit 24-orësh të policisë, gjatë kontrollit në shtëpinë e tyre janë gjetur dhe sekuestruar një pushkë automatike AK-47 me 60 fishekë, një pushkë gjuetie me 18 fishekë, një pushkë ajrore dhe një revole me gaz.

    “Me vendim të prokurorit, pas intervistimit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thotë Policia.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark