Arrestohen dy persona në Viti për shkaktim të rrezikut të përgjithshëm nga zjarri - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Arrestohen dy persona në Viti për shkaktim të rrezikut të përgjithshëm nga zjarri

    Insajderi
    10 July 2025 - 21:27
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Njësiti i Hetimeve të Stacionit Policor në Viti, në bashkëpunim me Prokurorinë e Shtetit, ka arrestuar sot dy persona të dyshuar për veprën penale “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”.

    Sipas Policisë, të dyshuarit (meshkuj kosovarë) janë identifikuar pas hetimeve intensive dhe veprimeve operative, ndërsa dyshohet se në dy raste të ndara – njëri në rrugën “Ylvi Demiri” në qytetin e Vitisë dhe tjetri në fshatin Sllatinë e Ulët kanë shkaktuar përhapje të pakontrolluar të zjarrit si pasojë e djegies së mbeturinave.

    Zjarri ka përfshirë rreth shtatë hektarë tokë të mbjellë me grurë.

    Me vendim të Prokurorit të Shtetit, ndaj tyre do të ngrihen kallëzime penale.

    Policia ka apeluar për kujdes të shtuar në këtë periudhë me temperatura të larta, duke kërkuar nga qytetarët që të mos ndezin zjarre në vende të papërshtatshme dhe të raportojnë çdo rast të dyshimtë në numrat emergjentë./Insajderi


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark