Policia ka njoftuar se janë arrestuar dy persona pasi dyshohet se dëmtuan varrezat në Prizren.
Rasti ka ndodhur të martën rreth orës 03:15, në Prizren.
“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë pasi që të njëjtit dyshohet se kanë kryer veprën e lartcekur tek disa varreza. Pas intervistimit, me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.