Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona që dyshohet të kenë sulmuar me thikë një mashkull në Suharekë. Dyshohet se motivi i këtij rasti ka të bëjë me fajde.
Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar në spitalin e Prizrenit për trajtim mjekësor.
Sic njofton policia, njësiti policor në vendin e ngjarjes ka gjetur dhe ka konfiskuar një shufër metalike dhe një automjet. Me urdhër të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje ndërsa rasti është cilësuar si “lëndim i rëndë trupor”.
Policia njofton se në 24 orët e fundit ka arrestuar gjtihsej 12 persona si të dyshuar për kryerjen e veprave të ndryshme penale. Nëntë prej tyre janë dërguar në mbajtje./Insajderi.com