Është arrestuar një i dyshuar në Prishtinë të cilit gjatë kontrollit në veturë i është gjetur dhe konfiskuar një pushkë gjuetie pa fishekë, për të cilën i dyshuari nuk posedonte dokumentacion valid.
Me urdhër të prokurorit i dyshuari pas inicimit të rastit është liruar.
Për të njëjtën vepër është shoqëruan në polici edhe një person nga Komuna e Shtimes, të cilit i është konfiskuar një pushkë gjuetie me tre fishekë të kalibrit 12mm.
Me urdhër të prokurorit pas intervistimit i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt, ka njoftuar policia./Insajderi.com
Foto: Ilustrim