Arrestohen dy persona për kontrabandimin e 20 mijë litrave derivate - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Arrestohen dy persona për kontrabandimin e 20 mijë litrave derivate

    Insajderi
    07 April 2016 - 11:21
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Dy persona të komunitetit serb janë arrestuar nga Policia e Kosovës nën dyshimin se kanë bërë kontrabandim me derivate të naftës.  Sipas policisë, bëhet fjalë për mbi 20 mijë litra naftë.

    Policia e Kosovës njofton se derivatet e naftës janë fshehur në rimorkio të një kamioni.

    “Në brendi të karrocerisë së kamionit ishte ndërtuar një rezervuar i modifikuar për transportim ilegal të derivateve”, thuhet në njoftimin e Policisë.

    Të dyshuarit nuk posedonin dokumentacionin përkatës, prandaj dyshohet se sasia e derivateve po kontrabandohej nga Serbia, që kishte destinacion Kosovën.

    Me urdhër të prokurorit, të dyshuarit dërgohen janë dërguar në mbajtje, kurse kamioni me sasinë e derivateve të kontrabanduara është konfiskuar./Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark