Arrestohen dy persona për prerje të pyjeve - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Arrestohen dy persona për prerje të pyjeve

    Insajderi
    09 September 2025 - 17:51
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Policia e Kosovës ka njoftuar se sot, gjatë zbatimit të planit operativ “Mbrojtja e Pyjeve 2025”, njësitet policore të stacionit policor në Kaçanik kanë vërejtur një automjet të tipit Nissan, pa targa dhe të modifikuar, i cili drejtohej nga i dyshuari F. V.,31 vjeçar. Ndërkohë, i dyshuari tjetër, K. V., 34 vjeçar, kishte arritur me një motoçikletë 4×4.

    Të dy të dyshuarit, me dy motor-sharra, kishin filluar të prenin dru në vendin e quajtur “Llageri”, Parku Kombëtar “Sharri”në zonën e Kaçanikut. 

    Policia ka reaguar, por të dy të dyshuarit nuk janë ndalur në vendngjarje, duke u larguar në drejtim të panjohur.
    Në vendngjarje kanë mbetur prova të mjaftueshme, përfshirë:

    – automjeti Nissan i ngarkuar me dru,
    – një motor-sharrë dhe
    – një telefon.

    Të gjitha këto janë konfiskuar nga policia, ndërsa veprimet janë zhvilluar në koordinim me prokurorin kujdestar.

    Rreth orës 15:00, të dy personat e dyshuar janë arrestuar dhe pas intervistimit nga hetuesit policorë,  me vendim të prokurorit, ata janë ndaluar për 48 orë për procedura tjera hetimore.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark