Janë arrestuar dy persona të dyshuar për rrëmbimin e një 33 vjecari, në Prishtinë.
Ata dyshohen se pasditen së mërkures derisa viktima I. E mashkull, kishte qenë në autobus duke udhëtuar në relacionin Prishtinë-Podujevë, të dyshuarit me dy automjete kanë bllokuar qarkullimin e autobusit.
“Viktima është futur me forcë nga të dyshuarit, në njërin nga automjetet që kishin bllokuar rrugën dhe të njëjtit janë larguar nga vendi i ngjarjes”, thuhet në njoftimin e policisë.
Policia ka identifikuar dy persona të dyshuar dhe ka arrestuar M. B, mashkull, 33 vjeç dhe o B. B, mashkull, 29 vjeç.
Të dyshuarit po mbahen në qendrën e paraburgimit në Prishtinë, policia njofton se ata do të dërgohen në gjykatën kompetente pas përfundimit të veprimeve të nevojshme hetimore dhe procedurale. /Insajderi.com