Arrestohen dy persona për vjedhje të rëndë në Prizren - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Arrestohen dy persona për vjedhje të rëndë në Prizren

    Insajderi
    28 October 2024 - 19:16
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Me datë 27 tetor rreth orës 05:23, viktima nga Prizreni raporton në polici se nga persona të panjohur i është thyer marketi i tij ne Rrugën “Tranziti i Ri” në Prizren dhe nga aty i janë vjedhur mall me vlerë rreth 2000 (dymijë ) euro.

    Policia, konkretisht policët patrullues dhe hetuesit e nga Stacioni Policor Prizren-veri kanë dal në vendngjarje, kanë bërë këqyrjen e vendit të ngjarjes si dhe mbledhjen e provave dhe dëshmive.

    “Më vonë po të njëjtën ditën me ndihmën e qytetarëve janë ndaluar dy të dyshuar njëri N.K nga Prizreni, i moshës rreth 44 vjeç dhe tjetri A. F. 17 vjeç nga Mitrovica.
    Bashkë me të dyshuarit janë gjet edhe mallra të ndryshëm të raportuar si të vjedhur në marketin e viktimës”, njofton Policia e Kosovës.

    Të dy të dyshuarit janë intervistuar në prezencën e avokatëve mbrojtës , gjatë intervistimit e kanë pranuar veprën në tërësi.

    Në konsultim dhe me vendim të prokurorit malli i gjetur është sekuestruar, ndërsa dy të dyshuarit me vendim të prokurorit janë ndaluar në ndalim policor dhe të njëjtëve iu është vazhduar paraburgimi.

    Rasti është nën hetime në Stacionin Policor në Prizren Veri.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark