Policia ka bërë të ditur se janë arrestuar dy persona të dyshuar për vrasjen që ka ndodhur me datën 26.03.2023 në fshatin Dumnicë të Podujevës.
Personat e dyshuar janë B.S burrë 25 vjeç, dhe I.S djalë 22 vjeç.
Pas intervistimit me vendim të prokurorit të shtetit, të dyshuarit janë dërguar në qendrën e mbajtjes për 48 orë.
Ndërsa hetuesit janë duke kryer procedurat e nevojshme para se rasti të procedohet tutje.