Arrestohen dy persona të kërkuar me urdhëresë gjyqësore - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Arrestohen dy persona të kërkuar me urdhëresë gjyqësore

    Insajderi
    05 September 2025 - 08:54
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Në dy raste të ndara, policia rajonale e Ferizajt ka arrestuar dy persona të kërkuar nga gjykata.

    Fillimisht më datë 04.09.2025, rreth orës 06:00, policët e stacionit policor në Kaçanik, në fshatin Dubravë, kanë arrestuar personin B. K. (24 vjeç), i cili ishte në kërkim me urdhëresë të Gjykatës Themelore në Ferizaj për 23 ditë burg ose pagesë gjobe prej 460 euro.

    Pas kryerjes së pagesës është liruar në procedurë të rregullt.

    Ndërsa, më datë 05.09.2025, rreth orës 01:20, gjatë patrullimit në udhëkryqin mes fshatrave Balaj dhe Lloshkobare, policët e stacionit policor në Ferizaj kanë ndaluar për kontroll një veturë.

    Gjatë verifikimit është konstatuar se njëri nga pasagjerët, A. E. (29 vjeç), ishte në kërkim me urdhëresë aktive të Gjykatës Themelore në Ferizaj për vuajtje dënimi me burg prej 10 ditësh.

    Pas procedurave të nevojshme është dërguar për vuajtje të dënimit.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark