Arrestohen dy pjesëtarë të dyshuar të ISIS-it në Spanjë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Arrestohen dy pjesëtarë të dyshuar të ISIS-it në Spanjë

    Insajderi
    13 January 2017 - 23:15
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Autoritetet spanjolle kanë thënë se kanë arrestuar dy persona si të dyshuar se janë pjesë e grupit militant, Shteti Islamik.

    Ministria e brendshme spanjolle ka thënë se dy të dyshuarit janë arrestuar në qytetin enklavë spanjoll të Afrikës Veriore, Ceuta.

    Ata, sipas njoftimit, i janë nënshtruar një procesi të gjatë të radikalizimit dhe se po i afroheshin pikës ku do të ishin të gatshëm të kryenin sulme terroriste.

    Njoftimi i ministrisë nuk ka identifikuar personat e arrestuar.

    Ministria, megjithatë ka njoftuar se policia spanjolle ka arrestuar 180 xhihadistë të dyshuar gjatë dy viteve të fundit, një pjesë e madhe e të cilëve në Ceuta.

    Ky qytet është në kufi me Marokun dhe ka dalje në Detin Mesdhe.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark