Policia e Kosovës ka njoftuar se dy serbë janë arrestuar në Gjakovë pasi në veturën e tyre me targa të Serbisë janë gjetur substanca narkotike.
“Personat e dyshuar, dy meshkuj shtetas serb të moshës madhore, janë shoqëruar në Stacionin Policor në Gjakovë për hetime të mëtejshme, ndërsa substanca e dyshuar narkotike, e cila ishte në formë të cigareve (tre copë), është sekuestruar”.
Lidhur me këtë rast, është njoftuar prokurori i shtetit me vendimin e të cilit të dyshuarit janë ndaluar në mbajtje për 48 orë, si dhe është iniciuar rast për hetim “posedim i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”.