Arrestohen dy shqiptarët në Selanik, vodhën mall me vlerë 12 mijë euro nga qendra tregtare - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Arrestohen dy shqiptarët në Selanik, vodhën mall me vlerë 12 mijë euro nga qendra tregtare

    Insajderi
    15 July 2024 - 15:46
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Arrestohen dy shqiptarë në lindje të Selanikut në Greqi. Mësohet se dy 34-vjeçarët nga Shqipëria një burrë e një grua, kishin vjedhur mall me vlerë 12 mijë euro nga një qendër tregtare.

    Dyshja u arrestuan mesditën e djeshme.

    Bëhet me dije nga mediat greke se në automjetin e autorëve janë gjetur dhe sekuestruar parfume, rroba, produkte kozmetike si dhe mallra sportive.

    Gjithashtu autorëve u është gjetur dhe sekuestruar edhe shuma e parave prej 2205 eurosh si dhe automjeti i cili shërbente për transportimin e mallit të vjedhur.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark