Dogana e Kosovës, ka njoftuar se ka arrestuar dy persona të dyshuar për përfshirje në shkelje të kodit doganor.
Personat e arrestuar përfshijnë pronarin e mallit dhe shoferin e kamionit, të cilët dyshohen se kanë kryer vepra të dënueshme.
Pas hetimeve dhe mbledhjes së provave të mjaftueshme, u ndërmorën veprimet e arrestimit të këtyre persona të dyshuar për këto veprat:
Sipas hetimeve paraprake, dyshohet se të dyshuarit kanë kryer këto vepra të paktën në dy raste të veçanta.
Në mënyrë të veçantë dyshohen për manipulimin e mallrave gjatë procedurave doganore, duke synuar shmangien e pagesës së detyrimeve doganore dhe shkeljen e sigurisë së plombave zyrtare të vendosura nga Dogana e Kosovës.
Me urdhër të Prokurorit të rastit, të dyshuarit janë ndaluar për 48 orë, ndërsa hetimet e mëtejshme janë në zhvillim e sipër për të përcaktuar përmasat e plota të këtyre veprimeve.