Dy persona janë arrestuar sot si të dyshuar për vrasjen në tentativë që ka ndodhur një ditë më parë në Prishtinë.
Lajmin e ka bërë të ditur Policia e Kosovës përmes një komunikate për media.
“Rasti ka ndodhë me datën 07.04.2023 në lagjen Kodra e trimave në Prishtinë”, thuhet në njoftim.
Njëri nga personat e arrestuar me inicialet A.I 38 vjeçar, pasi kishte shkelur një aktvendim të gjykatës (ishte nën masën e arrestit shtëpiak), është dërguar në paraburgim për 30 ditë.
Ndërsa, i dyshuari i dyshuari tjetër me inicialet P.S 32-vjeçar, pas intervistimit me vendim të prokurorit të shtetit është dërguar në mbajtje për 48 orë.