Arrestohen dy të dyshuar që organizonin skema piramidale - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Arrestohen dy të dyshuar që organizonin skema piramidale

    Insajderi
    25 January 2025 - 09:32
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Dy persona janë arrestuar për organizim të skemave piramidale në fshatin Cërnicë të Gjilanit.

    Policia është informuar për veprimtarinë ilegale e më pas ka kryer kontroll në lokal.

    Pas kontrollit, policët kanë konfiskuar një sërë prova.

    “Pas një informate të pranuar se në një lokal ushtrohet veprimtari ilegale ‘Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të kundërligjshëm’, pas hetimeve të zhvilluara, më 24.01.2025, është kryer kontrolli i lokalit dhe në të njëjtin janë gjetur dhe konfiskuar; një telefon mobil, një llap top, disa tiketa të lojës KENO dhe disa fletore me shënime të ndryshme”, thuhet në raportin e PK-së.

    Pas intervistimit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark