Si rezultat i hetimeve intensive, policia në Prizren ka arritur që të identifikojë dhe arrestojë dy persona të mitur të dyshuar, me inicialet B.S dhe A.G., të cilët ishin të kërkuar për veprën penale të grabitjes.
Në komunikatën për media bëhet e ditur se arrestimi i tyre është bërë pasi që janë gjetur prova të mjaftueshme se të dyshuarit me datën 03.02.2025, rreth orës 15:30, në rrugën ”Zara” në Prizren kanë sulmuar fizikisht një person të moshës 80-vjeçare, e më pas ia kanë marrë portofolin në të cilin kishte 100 euro si dhe dokumente personale. Pas kësaj, të dyshuarit ishin larguar në drejtim të panjohur.
Viktima kishte pësuar lëndime trupore dhe kishte marrë tretman mjekësor në emergjencën e spitalit rajonal në Prizren.
Sektori i hetimeve, të dyshuarit i kanë sjell ne stacionin policor në Prizren dhe në prezence të avokatëve, prindërve e punëtorëve socialë janë intervistuar dhe i dyshuari B.S ka pranuar veprën penale .
Lidhur me veprimet hetimore, është njoftuar prokurori kujdestar dhe i njëjti udhëzoi që rasti të vazhdojë në procedurë të rregullt, ku do të dërgohet kallëzim penal për veprën penale ‘’Grabitje’’.