Arrestohen dy vëllezër nga Peja, përleshen mes vete - Insajderi
×
  • Lajme
  • Ballina 5

    Arrestohen dy vëllezër nga Peja, përleshen mes vete

    Insajderi
    31 July 2023 - 10:22
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një rast i dhunës në familje është raportuar në Pejë.

    Dy vëllezër janë përleshur mes vete, ku më pas dyshohet të ketë pasur edhe të shtëna.

    Kështu ka bërë të ditur Policia e Kosovës në raportin 24-orësh.

    Të dyshuarit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.

    Njoftimi:

    “Dy meshkuj kosovarë (vëllezër), janë arrestuar pasi që të njëjtit pas një mosmarrëveshje janë përleshur ndërmjet vete, ku dyshohet se ka pasur edhe të shtëna me armë. Në vendin e ngjarjes është gjetur një gëzhojë dhe nga njëri prej të dyshuarve është sekuestruar një pistoletë. Të dyshuarit pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje”.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark