Janë arrestuar edhe katër persona sot si të dyshuar për shtënie me armë zjarri në një aheng familjar në fshatin Pastasellë të Rahovecit.
Në njoftimin e lëshuar thuhet se nga të dyshuarit janë sekuestruar katër armë zjarri: një armë zjarri e gjatë automatike, tri armë zjarri të llojit pistoletë, pesë karikatorë, njëzetë e dy copë fishekë dhe tridhjetë e një gëzhoja.
“Të gjitha veprimet hetimore janë ndërmarrë në kordinim me prokurorin e shtetit, me vendimin e të cilit është iniciuar rast “mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve dhe përdorim i armës apo mjetit te rrezikshëm. Rasti do të trajtohet në procedurë të rregullt”.
“Përdorimi i armëve në festa dhe ahengje është i ndaluar dhe sanksionohet me ligj. Festa me armë është rrezik për të gjithë, zgjidhni të festoni me zemër dhe pa armë”, thuhet në njoftim.