Gjashtë shtetas të huaj janë arrestuar të hënën në Prishtinë, nën dyshimin për armëmbajtje pa leje.
Insajderi mëson se ngjarja ka ndodhur në lagjen “Mahalla e Muhaxherëve” nga ku është raportuar për rastin poashtu.
Fillimisht në ndërtesen ku gjendeshin ata janë dëgjuar të shtëna armësh dhe pas pak minutash policia ka arritur në vendin e ngjarjes.
Sipas policisë në banesën ku ishin ata janë konfiskuar katër armë zjarri dhe 63 fishekë.
“Prishtinë 19.06.2023-00:39. Janë arrestuar gjashtë të dyshuar, shtetas të huaj pasi që të njëjtit janë hasur në një banesë ku gjatë kontrollit të sajë, janë gjetur dhe konfiskuar 4 armë zjarri (revole) dhe 63 fishek. Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet më tutje në njoftim.