Policia në Vushtrri ka arrestuar gjashtë persona të dyshuar për veprën penale ‘vjedhje e rëndë’.
Rastet e vjedhjeve, sipas policisë, ishin raportuar ditë më parë në zonën e Vushtrrisë, ku si cak i kësaj vjedhjeje ishin disa shtëpi, ku të dyshuarit, përmes thyerjes me forcë, kishin depërtuar brenda në shtëpi dhe objekte përcjellëse, nga ku kishin vjedhur gjashtë motor-sharra.
“Hetuesit policorë mbi dyshimet e ngritura dhe provat e siguruara me datën 4 dhjetor 2016 në Vushtrri, kanë identifikuar dhe kanë arrestuar gjashtë persona, mbi dyshime të bazuara për veprën penale ‘vjedhje e rëndë’. Deri më tani hetuesit policorë tek të dyshuarit kanë arritur që të gjejnë gjashtë motorë sharra”, thuhet në njoftimin e policisë.
Gjashtë të dyshuarve pas procedurave intervistuese nga ana e prokurorit të çështjes u është caktuar masa e ndalimit policor, dhe ndaj tyre është iniciuar procedurë për veprën penale ‘vjedhje e rëndë’./Insajderi.com