
Policia e Kosovës konfiskon mbi 65 kilogramë substancë të dyshuar narkotike dhe arreston katër persona të dyshuar për vepër penale “Blerja, posedimi , shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikeve, substancave psikotrope dhe analoge”. Konfiskimi është bërë dje në rajonin e Pejës me urdhër të gjykatës kompetente, ku janë arrestuar katër persona.
Personat e arrestuar gjatë operacionit janë:
Xh. K. viti i lindjes (1967) mashkull/shqiptar
Gjatë operacionit të bastisjes në dy lokacione në Nabergjan dhe në Klinë, nga njësitet antidrogë të policisë janë gjetur dhe sekuestruar edhe dëshmitë materiale:
65.70 kg substancë e dyshuar narkotike e llojit Marihuanë,
Një (1) bimë të llojit kanabis (50 cm)
një (1) pajisje për paketim të lëndëve narkotike,
një (1) peshore,
185-fishek cal-17.8 mm,
36-fishek 7.62×25 mm,
6-fishek cal-3.57 mm,
3-fishek cal-7.62×39 mm,
3-fishek Magnum 44,
14-fishek cal-9mm,
1-fishek cal-7.65 mm,
2- karikatorë të zbrazët, si dhe disa pajisje tjera ndihmëse për armë, po ashtu janë konfiskuar edhe katër vetura dhe katër telefona me numra nga kompani të ndryshme.
Me urdhër të prokurorit kompetent të dyshuarve të involvuar iu është caktuar masa e ndalimit prej 48 orësh./Insajderi.com