Tre të mitur dhe një i rritur janë arrestuar në Lupç të Podujevës, nën dyshimin për vjedhje derivatesh nga eskavatorët që po kryejnë punimet në magjistralen Prishtinë-Podujevë.
Lajmi për Gazetën Insajderi është bërë i ditur nga zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
Ahmeti ka njoftuar se të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.
“Sot nga njësite policore të stacionit të Podujevës, në fshatin Lupç, janë arrestuar në flagrancë katër persona të dyshuar për vjedhje. Rasti ka ndodhë në magjistralen Prishtinë -Podujevë, ku personat e dyshuar nga eskavatorët (që po kryejnë punimet në atë zonë), kanë arrit të marrin sasi të ndryshme të derivateve”, njofton Ahmeti.
“Personat e dyshuar (tre nga ta të mitur), me vendim prokurorit të shtetit janë dërguar në mbajtje, dhe ndaj tyre është iniciuar procedurë për veprën vjedhje”. /Insajderi.org/