Arrestohen katër persona në Pejë për detyrim dhe armëmbajtje pa leje - Prokurori jep detaje - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Arrestohen katër persona në Pejë për detyrim dhe armëmbajtje pa leje – Prokurori jep detaje

    Insajderi
    23 July 2025 - 15:48
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Prokuroria Themelore në Pejë në koordinim me Drejtorinë e Hetimeve Rajonale të Pejës dhe Drejtorinë e Krimit të Organizuar kanë realizuar një operacion ku kanë vënë në pranga katër persona.

    Lajmin e ka bërë të ditur për Gazetën Insajderi zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi, i cili ka thënë se tre nga ta dyshohen për veprën penale “detyrimi” dhe një për “armëmbajtje pa leje”.

    “Sot Prokurori i Shtetit në koordinim të plotë me Drejtorinë e Hetimeve Rajonale të Pejës dhe Krimit të organizuar në Prishtinë pas zbatimit të masave të veçanta, kanë arritur që t’i kapin në flagrancë katër persona. Tre prej tyre për veprën penale “detyrimi” dhe një për “armëmbajtje pa leje” që të katërt arrestuar nga Policia e Kosovës”, ka thënë Nikçi për Insajderin.

    Prokurori i rastit, Dorjan Juniku, ka dhënë detaje rreth zhvillimeve lidhur me këtë aksion, duke treguar se para pesë ditësh nga Policia e Kosovës, konkretisht sektori rajonal i krimeve në Pejë, është pranuar informacion se një qytetar nga Peja po detyrohej të jepte para kundër vullnetit të tij, në favor të personave të caktuar.

    “Pas marrjes së këtij informacioni, kemi ndërmarrë veprime fillestare hetimore. Së bashku me sektorin rajonal të Policisë së Kosovës në Pejë kemi nisur hetimet për zbardhjen e kësaj çështjeje penale,” ka thënë prokurori Juniku për Peja në Fokus.

    Më tej, ai ka sqaruar se në bashkëpunim me Drejtorinë Rajonale të Hetimit në Pejë, Drejtoratin për Hetimin e Krimit të Organizuar në Prishtinë dhe Njësinë e Regjimit të Shpejtë, janë arritur të arrestohen katër persona të dyshuar për kryerjen e veprës penale të detyrimit, ndërsa njëri prej tyre është arrestuar edhe për veprën penale të armëmbajtjes pa leje.

    “Prokuroria Themelore në Pejë do të lëshojë vendimet për ndalimin e tyre për 48 orë,” ka shtuar ai.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark