Policia e Kosovës ka arrestuar katër persona mbrëmë në Prishtinë, pas një përleshje mes tyre, shkruan Insajderi.
Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar dy armë të mprehta.
Tre nga të dyshuarit kanë pranuar tretman mjekësor, ndërsa njëri është dërguar në QKUK për trajtim.
Pas intervistimit, me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.