Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar katër persona të dyshuar për trafikim me njerëz, pasi që dyshohet se në një lokal në qytetin e Shtimes, kanë detyruar tri viktima femra të mitura, të punojnë me qëllim të shfrytëzimit seksual.
“Gjatë realizimit të këtij plani policor për arrestimin e të dyshuarve, në cilësi të prova materiale janë konfiskuar katër telefona mobil, një sprej dhe një mjet i prehtë thikë. Viktimat e rastit janë trajtuar në bazë të Procedurave Standarde të Operimit për viktimat e trafikimit dhe të njëjtat janë strehuar”, thuhet në komunikatën e dërguar nga policia e Kosovës.
Të dyshuarit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje për 48 ore. /Insajderi.com