×
  • Lajme
  • Insajderi

    Bastisja në lagjet e pasura të Prishtinës – Arrestohen tre biznesmenë dhe katër zyrtarë

    Insajderi
    21 September 2022 - 09:03
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Disa pjesë Prishtinës, dhe të Podujevë janë cak i një operacioni të gjerë të Policisë. Aksioni lidhet me rastin Brezovica.

    Lajmin për Gazetën Insajderi e ka konfimruar Prokurori i çështjes, Rasim Maloku.

    Ai ka njoftuar se deri tash janë arrestuar shtatë persona.

    Gazeta Insajderi nga burimet mëson se janë arrestuar katër zyrtarë dhe tre biznesmena, në aksionin që me urdhër të Prokurorisë është kryer në dy lokacione: Prishtinë dhe Podujevë.

    Gjithmonë sipas burimeve, zyrtarët e arrestuar janë tre nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, dhe një nga KEDS.

    \

    Rasti “Brezovica” është më i famshmi i këtij viti qe ka goditur krimin e organizuar.

    Ka dërguar mbi 20 veta në burg dhe ka detyruar dhjetëra të tjerë te arratisen.

    Rasti përfshinë arrestimin e ish-kryetarit të Shtërpcës, sekserëve të tij nga fusha e biznesit si dhe biznesmenë te fuqishëm qe kanë shkatërruar mjedisin në zonën turistike në Brezovicë./Gazeta Insajderi/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark