Arrestohen mbi 200 militantë lidhur me sulmin terrorist në Pakistan - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Arrestohen mbi 200 militantë lidhur me sulmin terrorist në Pakistan

    Insajderi
    30 March 2016 - 08:11
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Autoritetet në Pakistan kanë dërguar në paraburgim mbi 200 militantë të dyshuar islamikë, në lidhje me sulmin e së dilës në një park në qytetin Lahore.

    Sulmi ka pasur në shënjestër të krishterët që po festonin Pashkët dhe ka lënë së paku 72 persona të vrarë, në mesin e tyre 29 fëmijë.

    Ministra për Drejtësi e provincës Punxhab, kryeqyteti i së cilës është Lahore, ka thënë se policia dhe njësitet anti-terrorizëm kanë kryer bastsije në gjithë Punxhabin dhe kanë marrë në pyetje mbi 5,000 persona.

    Përgjegjësinë për sulmin në Lahore e ka marrë një degë e talibanëve, që e quan veten Jamaat ul-Ahrar./rel


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark