Arrestohen në Itali një rus dhe një portugez të dyshuar për spiunim - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Arrestohen në Itali një rus dhe një portugez të dyshuar për spiunim

    Insajderi
    25 May 2016 - 08:32
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Në shtetas rus dhe një portugez, janë arrestuar në Romë gjatë fundjavës, të dyshuar për spiunim, ka njoftuar mbrëmë Eurojust, që është njësi për bashkëpunim gjyqësor e Bashkimit Evropian.

    Mediat e Portugalisë kanë raportuar se shtetasi portugez kishte punuar për shërbimin e inteligjencës së Portugalisë, SIS, dhe se ishte i dyshuar se ishte agjent i dyfishtë, i cili Rusisë i jepte informacione të ndjeshme për NATO-n dhe BE-në.

    Por, për këto pretendime të mediave nuk ka pasur konfirmim zyrtar, ndërsa emrat e të arrestuarve nuk janë publikuar.

    Prokurori i përgjithshëm i Portugalisë ka konfirmuar se ka kërkuar arrestim të dy personave, duke njoftuar se hetimet kanë sugjeruar se shtetasi portugez i ka dhënë informacione në këmbim për para “një personi të jashtëm i dyshuar se ka lidhje me një shërbim të jashtëm informativ”.

    Njësia Eurojust, me seli në Hagë, tha se “rastet e spiunimit janë relativisht të rralla dhe kërkojnë zgjidhje unike”./rel


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark