Arrestohen një 19 vjeçar për dhunim dhe një 18 vjeçar për grabitje, po kërkoheshin nga gjykata - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Arrestohen një 19 vjeçar për dhunim dhe një 18 vjeçar për grabitje, po kërkoheshin nga gjykata

    Insajderi
    04 April 2025 - 13:18
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Policia e Kosovës ka arrestuar dy të rinj të kërkuar nga gjykata, një 19-vjeçar për dhunim dhe një 18-vjeçar për grabitje. Të dy ata ishin nën hetim për kryerjen e veprave të rënda penale dhe ishin shpallur në kërkim nga Gjykata Themelore në Ferizaj, raporton Insajderi.

    Në rrugën “At Nikë Prela” në Ferizaj, në shtëpinë e tij është arrestuar i dyshuari E.K. (19 vjeç), i cili ishte i kërkuar për veprën penale “Dhunim”. Pas arrestimit, ai është dërguar për vuajtje të dënimit prej dy vitesh.

    Në një rast tjetër, në fshatin Dubravë, është arrestuar i dyshuari E.A. (18 vjeç), i kërkuar për veprën penale “Grabitja”. Edhe ai është dërguar për vuajtje të dënimit prej një viti.

    Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj tha se do të vazhdojë zbatimin e urdhëresave të gjykatave për kapjen e personave të cilët nuk i janë përgjigjur thirrjeve ligjore.

    “Ftojmë qytetarët që të bashkëpunojnë me policinë për identifikimin dhe kapjen e personave të kërkuar nga organet e drejtësisë”.

    Rastet mund t’i raportoni në këto mënyra:

    -Drejtpërdrejt në stacionin më të afërt të policisë

    -Përmes aplikacionit digjital “Lajmëro Policinë”

    -Në numrat kujdestarë: 192, 0290/326-250, 0290/322-406

    Të dhëna e juaja do të ruhen në konfidencialitet të plotë, thotë policia.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark