Policia ka njoftuar se ka ka arrestuar një 23-vjeçare dhe një 40-vjeçar në Prishtinë, ata dyshohen për vjedhje të rënda.
Sipas njoftimit kemi të bëjmë me pesë raste të vjedhjeve që kanë ndodhë gjatë dy muajve të fundit, kryesisht nëpër lokale në Prishtinë.
“Puna e hetuesve policor është finalizuar sot, ku pas marrjes së disa veprimeve operative kanë arrit që të identifikojnë dhe arrestojnë personat e dyshuar: A. M mashkull, 40 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës dhe A.Q . femër 23 vjeç, shtetase e Republikës së Kosovës”.
“Personat e dyshuar me vendim prokurorit të shtetit janë dërguar në mbajtje, dhe ndaj tyre është iniciuar procedurë për së paku pesë raste të vjedhjeve të rënda”, thuhet në njoftimin e policisë.