Policia e Kosovës ka arrestuar M.K., 40-vjeçar, në veri të Mitrovicës pasi të njëjtit iu janë gjetur rreth 100 kartela të lojërave të fatit.
Në njoftimin e PK’së thuhet se të dyshuarit iu janë gjetur nga polii përgjatë kontrollit të veturës së tij, shkruan Insajderi.
“Njësitë policore nga Drejtoria Rajonale e Policisë- Mitrovicë Veri, në kuadër të detyrave të rregullta gjersa ishin në pikë kontrolli kanë ndaluar një veturë ku gjatë kontrollit tek shoferi (M.K) i moshës 40 vjeçare kanë gjetur rreth 100 kartela të lojërave të fatit si dhe një telefon”, thuhet në njoftimin e PK’së.
“I dyshuari është sjellë në stacion policor ku është intervistuar nga hetuesit ndërsa kartelat e dyshuara si dhe telefoni janë sekuestruar. Të gjitha veprimet e ndërmarra i janë paraqitur prokurorit të rastit, ku pas intervistimit, me aktvendim të prokurorit i dyshuari është liruar dhe rasti ka vazhduar në procedurë të rregullt”, vijon njoftimi”. /Insajderi.org/