Policia e Kosovës ka arrestuar dy të dyshuar për një grabitje që ka ndodhur në Mitrovicë gjatë mesnatës së kaluar.
Cak i vjedhjes së tyre ka qenë një dyqan privat në sheshin Adem Jashari, nga ku dy të dyshuarit përmes thyerjes me forcë kishte depërtuar brenda në lokal nga ku kishin vjedhur sasi të konsiderueshme të produkteve të mishit në vlerë rreth 400 euro.
Të dy të arrestuarit janë ndalur në paraburgim./Insajderi