×
  • Lajme
  • Lajme

    Arrestohen pesë persona për grabitjen në pompën e derivateve në Vushtrri

    Insajderi
    25 June 2024 - 17:20
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Pesë persona janë arrestuar si të dyshuar për grabitjen e 1 qershorit në një pompë të derivateve në Stanoc të Vushtrrisë.

    Ata dyshohet se të maskuar dhe nën kërcënimin e armës kanë hyrë në këtë pompë dhe i kanë vjedhur viktimës një shumë të parave.

    Arrestimi i  të dyshuarve është bërë në bazë të dyshimeve të arsyeshme, pasi të njëjtit  dyshohen se me datën 01 qershor 2024, në fshatin Stanovc të  Vushtrrisë,  të maskuar e nën kërcënimin e armës  (thikë) kanë hyrë në pompën e derivateve  ku viktimës i kanë grabitur një shumë të parave“, njoftoj policia.

    Njoftimi i plotë:

    Si rezultat i hetimeve të zgjeruara dhe dyshimeve të bazuara lidhur me veprën penale “Grabitje “ të ndodhur me 01 qershor 2024 në Vushtrri,  hetuesit e Sektorit Rajonal të Hetimeve në kuadër te Drejtorisë Rajonale te Policisë në Mitrovicë, deri me tani kanë identifikuar dhe arrestuar pesë persona të dyshuar për përfshirje në veprën penale “Grabitje”.

    Arrestimi i  të dyshuarve është bërë në bazë të dyshimeve të arsyeshme, pasi të njëjtit  dyshohen se me datën 01 qershor 2024, në fshatin Stanovc të  Vushtrrisë,  të maskuar e nën kërcënimin e armës  (thikë) kanë hyrë në pompën e derivateve  ku viktimës i kanë grabitur një shumë të parave.

    Rrjedha e zgjeruar hetimore është zhvilluar në lokacione të ndryshme përfshirë qytete tjera  në Republikën  e Kosovës, me ç’rast  janë realizuar edhe kontrolle në lokacione të ndryshme dhe në shtëpitë e të dyshuarave, ku në cilësi të provave janë sekuestruar prova materiale të nevojshme që ndërlidhen me veprën penale të grabitjes.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark