Policia e Kosovës ka arrestuar pesë persona në rajonin e Prizrenit të cilët dyshohen se kanë kryer vepra penale shpëlarje parash dhe vjedhje të rëndë.
Të arrestuarit dyshohet se në bashkëveprim organizonin shkëmbimin e një shume të parave, të raportuara si të vjedhura në shtete tjera.
Personat e arrestuar janë me iniciale V.N, K.G, B.E, E, C dhe G.G.
Gjatë aksionit, policia ka sekuestruar një revolë me 14 fishekë dhe gjashtë telefona celular./Insajderi.com