Arrestohen pesë të rinj, mes tyre dy të mitur, për një vjedhje në tentativë në Fushë Kosovë- policia publikon inicialet - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Arrestohen pesë të rinj, mes tyre dy të mitur, për një vjedhje në tentativë në Fushë Kosovë- policia publikon inicialet

    Insajderi
    16 March 2025 - 19:43
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Policia në Fushë Kosovë ka arrestuar pesë persona nën dyshimin se kishin tentuar të kryejnë vjedhje në një market në rrugën “Pajazit Islami”.

    Të arrestuarit janë:

    M, mashkull, 17 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës,

    E. G, mashkull, 17 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës,

    A. G, mashkull, 18 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës,

    L. A, mashkull, 19 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës,

    A. M, mashkull, 20 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës.

    Sipas njoftimit të policisë, të dyshuarit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.

    Hetuesit policor po kryejnë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore e procedurale lidhur me rastin në fjalë si dhe rreth 3 raste të tjera të natyrës së njëjtë në të cilat dyshohet të jenë të përfshirë  personat e arrestuar.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark