Policia e Kosovës ka arrestuar tre persona për vjedhje të rëndë në fshatin Marash të Obiliqit rreth orës 20:00, të cilët, sipas policisë, po vidhnin thëngjill nga shiriti transportues i KEK-ut.
“Rasti ka ndodhur, në zonën e KEK-ut, saktësisht në shiritin transportues, ku tre personat e dyshuar, kanë mbushur një kamionetë me thëngjill dhe të njëjtit derisa po të tentonin të largoheshin nga vendi i ngjarjes janë arrestuar nga ana e policisë. Gjithashtu nga ana e policisë është sekuestruar edhe kamioneta (Ford Tranzit me targa Republikës së Kosovës) e cila ka qenë e mbushur me thëngjill”, thuhet në njoftimin e policisë.
Personave të arrestuar janë B. G, (37 vjeç), B. M. (22 vjeç), A. M. (19 vjeç).
Këta persona policia thotë se janë arrestuar mbi 40 herë për vepra të njëjta.
“Personat e njëjtë kanë qenë të arrestuar edhe disa herë të tjera nga ana e policisë, për raste (mbi 40 raste) të natyrës së njëjtë.( vjedhje, vjedhje të rënda, Grabitje etj)”, thuhet në njoftim.
Policia thotë se, pasi që u është shqiptuar masa e ndalimit prej 48 orësh, me rekomandimin e Prokurorit të shtetit, janë dërguar në qendrën e mbajtjes./Insajderi.com