Arrestohen shtatë persona në Podujevë, i konfiskohen 79 kilogramë marihuanë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Arrestohen shtatë persona në Podujevë, i konfiskohen 79 kilogramë marihuanë

    Insajderi
    12 October 2025 - 09:24
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Janë arrestuar në Podujevë dy burra dhe pesë gra shtetas të Shqipërisë.

    Në raportin e policisë thuhet se gjatë kontrollit në një shtëpi ku ishin janë gjetur 78 kilogramë e 900 gram marihuanë.

    Me vendim të prokurorit personat e arrestuar janë dërguar në mbajtje.

    “Shtedim, Podujevë 11.10.2025-12:00. Raportohet se gjatë një punë operative, njësitet e hetuesisë kanë arrestuar shtatë persona të dyshuar, dy meshkuj dhe pesë femra shtetas/e të Shqipërisë pasi që, gjatë kontrollës në një shtëpi ku ishin, janë gjetur dhe konfiskuar; 78 kilogram e 900 gram marihuanë, katër aparat për përpunim, dy peshore, një aparat për paketim, gjashtë telefona dhe qese paketimi. Shtatë të dyshuarit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje. Pronari i shtëpisë mashkull kosovar gjendet në arrati”, thuhet në raport.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark