Autoritetet iraniane kanë arrestuar të paktën shtatë të dyshuar pas supozimeve se ata kanë ndihmuar militantët në dy sulmet terroriste të kësaj jave në Teheran.
Agjencia e lajmeve IRNA, ka cituar drejtuesin kryesor të provincës Alborz, Ahmad Fazelian të ketë thënë se shtatë persona janë arrestuar pasi dyshohen për “dhënien e ndihmës ndaj grupit terrorist”.
Grupi ekstremist Shteti Islamik e ka marrë përgjegjësinë për sulmet e 7 qershorit në parlament dhe tempullin e Ajatollahut Ruhollah Khomeini, ku u vranë 17 persona dhe u plagosën më shumë se 50 të tjerë.
Më 9 qershor, autoritetet iraniane kanë njoftuar se kishin ndaluar 41 të dyshuar në lidhje me sulmet.
Ministria e Inteligjencës ka thënë se pesë personat e përfshirë në sulme ishin iranianë që u janë bashkuar grupit ekstremist në Irak dhe Siri.