Arrestohen të dyshuarit për plagosjen në Klinë – katër vëllezërit po trajtohen në spital, Prokuroria jep detaje - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Arrestohen të dyshuarit për plagosjen në Klinë – katër vëllezërit po trajtohen në spital, Prokuroria jep detaje

    Insajderi
    24 February 2025 - 13:52
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Katër persona janë plagosur mbrëmë si rezultat i një konflikti mes disa personave. Dy prej tyre janë plagosur nga arma e zjarrit.

    Prokuroria Themelore e Pejës dhe Policia e Kosovës kanë konfirmuar se janë arrestuar dy të dyshuarit për plagosjen që ndodhi mbrëmë në Komunën e Klinës.

    Sipas informatave katër viktimat janë vëllezër, por që arsyet që kanë çuar në konflikt ende nuk janë të ditura për prokurorin e policinë.

    Zëdhënësi i Prokurorisë në Pejë, Shkodran Nikçi tha për Insajderin se dy personat e dyshuar lidhur me rastin janë arrestuar dhe ndaluar për 48 orë.

    “Lidhur me këtë çështje dyshohet se ka pasur të shtëna me armë zjarri ku në vendin e ngjarjes ka dal Policia e Kosovës, ku në vendin e ngjarjes ka dal menjëherë Policia e Kosovës ku ka hasur në njërën nga viktimat. Ku më pas në spitalin Rajonal të Pjesë kanë kërkuar ndihmë mjekësore dhe janë duke u trajtuar edhe tre persona të tjerë, ndërkaq personat e dyshuar janë larguar nga vendi i ngjarjes. Pas një punë operative policore intensive janë lokalizuar dy personat e dyshuar dhe më pas janë arrestuar dhe të njëjtit pas intervistimit nga hetuesit në praninë e avokatëve mbrojtës me urdhër të prokurorit të shteti janë ndaluar për 48 orë dhe brenda afatit ligjor prokurori i shtetit do të parashtroj kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit”, tha ai.

    Tutje, ai tha se nuk ka informacione mbi dyshimet që mund të kenë çuar deri tek kjo ngjarje.

    “Është fazë shumë e hershme për të folur për dyshimet. Ajo çka është relevante është se dy persona i kemi në procedurë penale dhe njëkohësisht janë duke u trajtuar viktimat dhe ku me pas do të intervistohen, do të intervistohen edhe personat e mundshme të tjerë që mund të kenë informata dhe gjithashtu do të sigurohen provat që do të shërbejnë në procedurë penale”, ka thënë ai.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark