Njësiti i policisë për luftë kundër terrorizmit në koordinim me Agjencinë për Siguri Kombëtare si dhe nën udhëheqjen e Prokurorisë Themelore Publike, respektivisht Prokurorisë për Krim të Organizuar dhe Korrupsion ditën e djeshme ka arrestuar tetë persona, të cilët dyshohet se janë pjesë e një grupi terrorist, transmeton Alsat.
Me urdhër të Gjykatës Themelore Penale në Shkup, policia ka kryer bastisje në tetë lokacione, pesë në Kumanovë dhe tre në Shkup, nga ku janë arrestuar tetë persona.