S'ka të ndalur kumari i paligjshëm në Kosovë, arrestohen edhe tetë persona - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    S’ka të ndalur kumari i paligjshëm në Kosovë, arrestohen edhe tetë persona

    Insajderi
    01 November 2021 - 10:12
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Tetë persona janë arrestuar për marrjen me bixhoz të jashtëligjshëm.

    Policia e Kosovës ka njoftuar se tetë të dyshuarit u arrestuan në fshatin Kosine të Ferizajt.

    Si provë materiale janë konfiskuar 405 çipa (zhetonë), shtatë palë letra për bixhoz dhe një fletore.

    Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

    “Fsh. Kosine, Ferizaj, 31.10.2021 – 01:05. Janë arrestuar tetë të dyshuar meshkuj kosovarë, pasi që ishin duke zhvilluar aktivitet të jashtëligjshëm të bixhozit. Si prova materiale janë konfiskuar 405 çipa (zhetonë), shtatë palë letra për bixhoz dhe një fletore. Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark