Arrestohen tre persona në veri- konfiskohen armë për gjueti, radiolidhje dhe thika – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Arrestohen tre persona në veri- konfiskohen armë për gjueti, radiolidhje dhe thika

    Insajderi
    29 January 2024 - 10:20
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Tre persona janë arrestuar në Dobrobërdë të Leposaviqit pasi të njëjtëve iu janë gjetur armë për gjueti, radiolidhje dhe thika pasditen e së dielës.

    Një gjë të tillë e ka njoftuar Policia e Kosovës me anë të raportit 24-orësh, teksa ka thënë se të dyshuarit pas intervistimit janë liruar në procedure të rregullt, shkruan Gazeta Insajderi.

    “Fsh. Dobro Bërdë, Leposaviq   28.01.2024 – 13:30.  Janë arrestuar tre (3) të dyshuar meshkuj kosovarë pasi te të njëjtit janë gjetur dhe konfiskuar: tre (3) armë gjuetie (për të cilat të dyshuarit nuk posedonin dokumentacion të vlefshëm), 3-radiolidhje dhe 2-thika”, thuhet në njoftimin e PK-së.  /Insajderi.org/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark