Arrestohen tre të mitur në Prishtinë, dyshohen për “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm – Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Arrestohen tre të mitur në Prishtinë, dyshohen për “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm

    Insajderi
    22 May 2023 - 20:35
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Tre të mitur janë arrestuar në Prishtinë për rastin që policia e ka cilësuar si “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”.

    “Sot në orët e pasdites nga njësiti i hetimeve të përgjithshme të rajonit të Prishtinës, janë arrestuar tre të dyshuar lidhur me rastin “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”, të ndodhur më datë 16.05.2023, rreth orës 22:30, në rrugën “Knjaz Millosh” në fshatin Uglarë”, thuhet në njoftim.

    Policia në njoftim ka bërë të ditur se është sekuestruar edhe një armë me gaz.

    Identifikimi i të dyshuarve si dhe lokalizimi i vendndodhjes së tyre ka ardhur si rezultat i një pune të shkëlqyer hetimore nga ana e policisë të cilët me një ekspertizë të thellë trajtuan të gjitha informacionet dhe evidencat e gjetura, të cilat më pas quan drejt realizimit të operacionit dhe kapjen e personave të dyshuar, të mitur”.

    “D. H, mashkull, 17 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, D. J, mashkull, 17 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, A. G, mashkull, 17 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, për të cilët dyshohet me bazë të jenë të përfshirë në rastin në fjalë. Arrestimi i të dyshuarve është përcjellë edhe me gjetjen dhe sekuestrimin e një revole me gaz, e cila dyshohet të jetë arma e përdorur në rast”, thuhet në njoftim.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark